Haradinaj uron Muajin e Ramazanit: Le të shërbejë si shtysë për forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e konfesionit islam për Muajin e Ramazanit që do të nis nesër.


Haradinaj ka thënë se Ramazani kultivon vlera të larta fisnike njerëzore, përderisa ka uruar që muaji të shërbejë si shtysë për forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjelle mes besimtarëve.


“Të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam iu uroj Muajin e madhërishëm të Ramazanit. Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit kultivohen vlerat më fisnike njerëzore, pasqyron në mënyrë të denjë sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror. Ky muaj i shenjtë le të shërbejë si shtysë për forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë mes nesh.”, ka shkruar Haradinaj.


Haradinaj u ka dëshiruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve, dhe në emër të AAK-së ka uruar edhe Myftiun Naim Tërnava për Muajin e Ramazanit.


“Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në emrin tim personal, uroj Myftiun Naim Tërnava për fillimin e Muajit të Ramazanit, duke   dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar”, ka shkruar në fund ai.

Të ngjashme