Haradinaj uron Pashkët ortodokse

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë shqiptarët dhe pjesëtarët e institucioneve ndërkombëtarë që festojnë sipas kalendarit julian Pashkët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët.

Kjo festë e ringjalljes na frymëzon për të qenë kurdoherë në anën e të mirës dhe të së drejtës dhe na shërben si motiv shtesë për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

Me shëndet Pashkët ortodokse!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme