Haradinaj uron Pendarovskin, shpreh gatishmërinë të avancojë marrëdhëniet e mira me Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, për fitoren në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën.

Ai ka shprehur gatishmërinë për të avancuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut.

“Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme