Haradinaj: Ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të saj as në jug, as në veri

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 11:45 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë ushtarake për nderë të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ushtria e Kosovës nuk do të përdoret kundër popullit të saj, as në jug e as në veri, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se në marsin e viti 1998 është shuar një familje e cila ka zgjuar gjithë botën për të mos lejuar që të shuhet populli shqiptar.

“Në partneritet me aleatët tanë do ta ndërtojmë vendin që e deshën çlirimtarët”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, vetëm një popull që është i gatshëm të mbrojë lirinë me jetë e ka të ardhmen e sigurt.

 “Në marsin e 98 midis Evrope është shuar një familje e tërë por bota e lirë është zgjuar dhe nuk lejoi të zhduket një popull. Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirin me çmimin e jetës e ka të ardhmen e sigurt. Thelbi i lirisë sonë, deputetë të zgjedhur të vendit me 107 vota i thanë po një projekti nacional, shërbimi në Forcën e Kosovës do të jetë nder dhe privilegj, por edhe patriotizëm. Ushtria e Kosovës vjen në paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës as në jugM as në veri”, tha Haradinaj.

Të ngjashme