Haradinaj: Ushtria e Serbisë e bëri sot edhe një partner, ajo është Ushtria e Kosovës

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 12:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ai tha se Ushtria e Kosovës, është ushtri e paqes, e të gjithëve që jetojnë ne Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është ushtri e paqes, e shqiptarëve të Kosovës, serbëve, turqve, ashkalinjëve, romëve, goranëve, të gjithëve që jetojnë në Kosovë. Vijmë në paqe dhe për paqe do jemi gjithnjë”.

“Mendoj se edhe ushtria e Serbisë e ka bë edhe një partner që është ushtria e Kosovës. Nuk ka arsye as për shqetësim as për panik”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka falënderuar të gjitha paritet politike që votuan sot për Ushtrinë.

“Çdo veprim i kujtdo qoftë, kurrë se vë në pikëpyetje të drejtën e Kosovës për ushtri dhe misionin e shenjtë të ushtrisë. Ditën e sotme është një paqe politike. Falënderoj partitë opozitare, komunitetet në parlament. Sot është dita e të gjithëve”.

“Nuk varet as nga një president, as kryeministër a ministër, e dini çka do të thotë një vendim i tillë demokratik. Ju siguroj se asnjë pengesë më dhe asnjë situatë nuk e vë më në pikëpyetje suksesin e FSK-së”, tha Haradinaj.

Të ngjashme