Haradinaj vazhdon qëndrimin në SHBA, viziton familjen afariste Trompeter

Prishtinë | 14 Maj 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke e vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ka njoftuar se mbrëmë ka qenë për darkë në familjen amerikane Trompeter, që thotë se është nga familjet më të suksesshme për ndërmarrësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Mbrëmë për darkë në familjen amerikane Trompeter, nga familjet më të suksesshme për ndërmarrësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trompeter, me aktivitetet e tyre humanitare i gjen kudo në botë, përfshirë dhe Kosovën, e së fundmi të përfshirë financiarisht në mbështetjen e kauzës së refugjatëve nga Afganistani”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme