Haradinaj vazhdon takimet me afaristë e biznismenë, u premton mbështetje – Kritikon qeverinë për vonesa në vendime konkrete

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Krei i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar vizitat e tij në biznese të ndryshme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shtoi se vizitoi një nga bizneset e qeramikave, ndërsa kritikoi qeverinë aktuale për shkak që sipas tij po vonohet në vendime konkrete.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kriza ekonomike e shkaktuar nga gjendja pandemike, ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit. Sot vizitova kompaninë “Aldex Qeramika” , një biznes i suksesshëm familjar dhe bisedova për gjendjen e kompanisë, punën e tyre dhe sfidat me të cilat po përballen. Aleanca do të jap kontributin e saj maksimal në këtë drejtim, si parti opozitare, duke përkrahur gjithmonë faktorët e rritjes ekonomike në vend dhe ndalimin e varfërisë, fenomen që po thellohet për shkak të vonesës së vendimeve konkrete nga qeveria.RH


Të ngjashme