Haradinaj vazhdon takimet me bashkatdhetarë

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, njiherit edhe kryetari i AAK-së,Ramush Haradinaj, së bashku me deputeten Time Kadrijaj, koordinatore e Aleancës për diasporë gjatë ditës kanë pritur në takim dy bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit.

“Së bashku me znj. Time Kadrijaj, koordinatore e Aleancës për diasporë, prita në takim dy bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit, z. Mentor Mushkolaj dhe z. Arjan Lekaj, i biri i Dëshmorit Islam Lekaj .Kosova është më e ngrohtë për festa, kur dhjetëra mijëra bijë të saj, pavarësisht barrierave, kanë mësyer vendlindjen, ”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme