Haradinaj vazhdon takimet me degët e AAK-së: Pozicioni i Aleancës në politikën e vendit po forcohet

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vazhduar edhe sot takimet me degët e AAK-së nga e tërë Kosova.

Ai sot ka pritur në takim kolegët nga nga Malisheva, Istogu, Drenasi, Dragashi dhe Mitrovica e Veriut.

“Vazhduam takimet me udhëheqjet e degëve të AAK-së. Sot me kolegët nga Malisheva, Istogu, Drenasi, Dragashi dhe Mitrovica e Veriut diskutuam për zhvillimet në vend, me theks të veçantë në komunat që ata përfaqësojnë.
Aleancistët janë të vendosur si kurrë më parë për fuqizim të partisë e pozicioni i AAK-së në politikën e vendit, po forcohet dita ditës”, ka shkruar ai.

Vazhduam takimet me udhëheqjet e degëve të AAK-së. Sot me kolegët nga Malisheva, Istogu, Drenasi, Dragashi dhe Mitrovica…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 20. Oktober 2020

Të ngjashme