Haradinaj: Veliaj duhet të shërbejë si model për kryetarët e qyteteve shqiptare

Tiranë | 03 Qer 2018 | 21:32 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri, me një takim sonte me kryetarin e Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryeministri Haradinaj tha se Tirana dhe Prishtina duhet të dëgjojnë dhe shkëmbejnë me njëra-tjetrën konceptet për ndryshim, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në qytet me pamje e shkëlqim europian. Haradinaj theksoi se Veliaj duhet t’u shërbejë si model kryetarëve të qyteteve shqiptare për zgjidhjet efektive, që bënë për komunitetin, si dhe për shpirtin që u jep hapësirave urbane.

“Për mua ishte mundësi e mirë jo vetëm me i pa ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, por edhe me i dëgju konceptet për ndryshim. Unë mësoj çdo dite nga punët e mira që i shoh. Iu gëzohemi këtyre të arriturave të Tiranës”, tha Haradinaj, në një prononcim për mediet.

“Të parin e kryeqytetit shqiptar e përgëzova për infrastrukturën moderne, transportin publik funksional, parqet dhe rrjetin brilant të kopshteve për fëmijë”.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi se është i nevojshëm fuqizimi i raporteve ndërmjet komunave në Kosovë dhe Shqipëri.

“Nuk kemi nevojë ‘të shpikim rrotën dhe ujin e nxehtë’… Kryeministri na informoi për Ligjin e Prishtinës. Ne duhet të marrim shembujt e mirë nga njëri-tjetri”.

“Sfidat e përbashkëta janë fuqizimi dhe integrimi i kryeqyteteve. Besoj që kemi futur marshin e 5-të për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, u shpreh Veliaj.

Haradinaj shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Anita.

Me këtë rast, kreu i Qeverisë së Kosovës i dhuroi kryebashkiakut Veliaj medaljen e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut; si dhe një libër monografik të Kosovës. Ndërkaq, dhurata e Velijajt ishte një guidë e kryeqytetit shqiptar.

 

Të ngjashme