Haradinaj: Vendimi i Thaçit dhe Mustafës për dialog me Serbinë, pozicion i kukullave

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 12:25 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Thaci, dhe kryeministrit Mustafa për të vazhduar dialogun me Serbinë.

Haradinaj nga Franca iu ka bërë me dije këtyre të fundit se vazhdimi i dialogut me Serbinë në këto rrethana nuk është në interes të popullit dhe vet Kosovës, shkruan Ekonomia Online.

Ndërsa, Haradinaj në këtë postim në fcb, ka edhe një porosi për politikanët dhe prokurorët serbë, të cilëve iu bënë me dije se kryeqyteti i tij është Prishtina, e jo Beogradi.

Postimi i plotë i Haradinajt në facebook:

Përcaktimi i Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që pavarësisht rrethanave të krijuara nga sulmet e njëpasnjëshme të Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës, të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, është pozicion i kukullave.

Që të ulësh në një tavolinë bisedimesh me Serbinë, që po i shkakton kaq shumë dëme Kosovës, kjo edhe përmes sulmeve e marifeteve të fundit, siç janë muri, treni dhe fletarrestet e sajuara, do të thotë të mos e kuptosh interesin e shtetit tënd.

Të pranosh të ulesh e të dialogosh me Serbinë, në këto rrethana e në kohën e një kundërshtimi kaq të madh popullor kundër një dialogu pa kushte, do të thotë të mos e përfaqësosh popullin.

Ndërkaq sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!
RH

Të ngjashme