Haradinaj – Veselit: Nëse do të ishim unik për taksën, Amerika do të na përkrahte më shumë

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit Kadri Veseli i cili dje në një intervistë kishte thënë se kryeministri ka një qasje të ngjashme në raport me Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

“E pash intervistën, është kualifikim i paqëndrueshëm nuk kam qasje me Amerikën si me Serbinë, me Serbinë njëherë jam nda në luftë, kam qenë me Amerikën, kemi dallime në tema me Serbinë të shumta, ma pak me Amerikën, kemi dallim në një temë suspendimin e taksës. Sikur z.Veseli e të tjerët të kishin qenë unik Amerika ndoshta do të na kishte përkrahur më shumë, po kjo dëshirë me fol ndryshe po na bën dëm si Kosovë e na ka lënë ku jemi sot”, tha ai.

Shefi i Qeverisë i është kundërpërgjigjur partnerit të tij të koalicionit Kadri Veselit edhe kur ky i fundit ka nënkuptuar se Haradinaj po e mban këtë qëndrim lidhur me taksën për populizëm.

“Fatkeqësisht besnikëria ndaj atdheut ndaj tema të interes nacional nuk duhet me u kalkulu shumë, populizëm ose miqësi me Amerikën për Veselin e të tjerët ka qenë kur ishin momente të tjera, u pa se nuk e kemi fort shqetësim qasjen ndaj Amerikës se kemi fol me një gjuhë tjetër, ju e dini për cilën temë e kam fjalën”, tha Haradinaj.

Suspendimi i taksës për një shtet që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës sipas tij është i padrejtë.

“Ndërsa, kur janë temat e interesit nacional, me i kërku Kosovës me e supsendu taksën pra me ja dhanë tregun shtetit që e mohon ekzistencën tonë është e padrejtë kjo edhe nuk shpjegohet kjo kurrqysh ski qysh me e shpjegu, nuk është në logjikën e Amerikës, e as të askujt tjetër, por, është fatkeqësia e udhëheqësve tonë që shkojnë atje dhe i thonë duhet me e gjet një zgjidhje, në vend se me i thanë ka të drejtë kryeministri jonë. Po shihet këta unë e kam pas shumë të vështirë me e mbajt këtë drejtim politik, pikërisht për shkak të këtyre thyerjeve, këta pastaj e bën Serbinë më të guximshme edhe nuk lëshon pe përderisa gjysma jonë i thotë kemi me e hekë taksën pse me e ardhë ata në dialog”, ka shtuar ai.

Haradinaj i pyetur për qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës dhe mospajtimet sa i përket dialogut, ka thënë se sikur të ishin të gjithë një zëri do të ishte një situatë e re.

“Na kemi një raport të marrëveshjeve në punë, kemi dallim, është konfirmuar edhe me deklaratën e Veselit, kam pas raste në një takim jo në një po në disa, nuk është në rregull kjo, e dobësojmë veten kështu, jo koalicioni, ai vazhdon. Çështja më e rëndësishme është  a mbrohet interesi Kosovës në raport me palët tjera”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme