Haradinaj viziton familjen e Thaçit: Besoj në pastërtinë e luftës sonë dhe në drejtësinë ndërkombëtare

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar prindërit e ish-presidentit Thaçi të cilëve u ka ndarë edhe medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm në pastërtinë e luftës dhe të bashkëluftëtarit të tij Hashim Thaçi.

“Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi. Njëherësh për ta kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi. Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme