Haradinaj viziton Federatën Pan-Shqiptare Vatra në SHBA, bisedojnë për zhvillimet në Kosovë

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Federatën Pan-Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Vatra.

Haradinaj tha se biseduan së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.

“Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi. Ishte fat historik për shqiptarët, që edhe pse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh tutje Haradinaj.

Të ngjashme