Haradinaj viziton Gjakovën, Rahovecin e Suharekën

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka vizituar Suharekën, Rahovecin dhe Gjakovën për të përcjellë situatën pas gjendjes së krijuar me Coronavirus.

Haradinaj është shprehur se në këto komuna ka furnizim të mjaftueshëm me mallra dhe nuk ka vend për panik, ai poashtu falenderoi qytetarët e këtyre komunave për solidaritetin e treguar në këtë situatë.

Ky është statusi I plotë:

Sot vizitova komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës për të parë nga afër situatën e krijuar lidhur me Coronavirusin COVID-19.

Pashë një mobilizim të madh të stafit komunal dhe shëndetësor të këtyre komunave si dhe solidaritetin e qytetarëve.

Në markete ka furnizim të mjaftueshëm me mallra dhe nuk ka vend për panik, ndërsa dua të falënderoj kompani të shumta private që po japin donacione për qytetarët.

Rrini në shtëpi! Bashkë e kalojmë këtë sfidë.

Të ngjashme