Haradinaj viziton Gjilanin, Haziri mirëpret uljen e akcizës për prodhuesit e duhanit

Gjilan | 04 Mar 2019 | 13:20 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është pritur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, raporton Ekonomia Online

Haradinaj në vizitën e tij në Anamoravë, në takim u diskutuan disa çështje me rëndësi për komunën e Gjilanit.

“Diskutuam për disa tema, disa që kanë avancuar. I kemi edhe disa detyra që do tu trajtojnë bashkë. Njëkohësisht ajo që na intereson është për krejt temat që lidhen me zhvillimin ekonomik. Përpos detyrave njëkohësisht jemi afër sipërmarrësve që të zhvillohen vende pune”, tha Haradinaj.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për uljen e akcizës për duhan për prodhuesit vendës. Sipas tij, ajo do të ndihmojë zhvillim e qytetit.

“Anamarova do jetë përfituesja më e madhe ne ndryshime. Bima e duhanit do ti japë shumë zhvillimit ekonomik”, tha Haziri.

Tutje, ai foli edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me Komunën e Gjilanit, siç janë, autostrada e Gjilanit, impianti i ujërave të Zeza, investimet në rrugë, etj.

“Jemi në proces të zgjidhjes së një numri të çështjeve që lidhen direkt me zhvillimin e komunës, duke i zgjidhur problemet siç është impianti i ujërave të zeza. Jemi komuna e parë përfituese tashmë e pasqyruar edhe në buxhet nga ana Qeverisë në kredinë e BERZH, e po ashtu edhe në ndërtimin e rrugëve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot. Biseduam edhe për çështjen e teatrit të qytetit, varrezat e qytetit, aneks kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë që ka të bëjë me QKMF, sikurse edhe çështje tjera që rekapitulohen në një fond të investimeve prej 50 milionë euro për Gjilanin në pesë sektorë të mëdhenj, pa e përfshirë autostradën e cila është ndërtim e sipër”, ka thënë Haziri pas takimit.

Kreu i Qeverisë, do të vizitojë edhe kompaninë “Frutomania”, fabrikën e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve “Konsoni”, fabrikën e pijeve dhe vajit “Floil” si dhe fabrikën e përpunimit të mishit “Kalabria”.

Të ngjashme