Haradinaj viziton kompaninë “Abi”: Taksa ndaj Serbisë, i ka dhënë më shumë hapësirë në treg

Prizren | 02 Sht 2019 | 17:07 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar Qendrën “Abi Qarshia”, në Prizren.

Haradinaj tha se kompania “Abi” është një storie suksesi, ndërsa përsëriti se taksa ndaj prodhimeve serbe ka ndihmuar dukshëm prodhuesit vendës.

“Është e vërtetë që Irfani dhe ‘Abi’ janë storie suksesi. Janë 700 të punësuar për punim e prodhim pemë, perime e qumësht. Është kompani e suksesshme dhe tani është edhe më e mobilizuar, taksa 100% për produktet e Serbisë i ka ndihmua u ka dhënë më shumë hapësirë në treg”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se ky biznes po ballafaqohen me probleme te ndryshme, por të cilat sipas tij mund të tejkalohen me një komunikim më të mirë ndërmjet kompanisë dhe Komunës.

“Ka shqetësime si çmimi i lartë i ujit, është kompani prodhuese që merret me pemë e perime për pastrim kostoja e ujit është e shtrenjtë, ndërprerja e rrymës, nevoja për një komunikim më të mirë me komunën. Komuna dhe bizneset duhet të gjejnë një gjuhë komunikim dhe me i akodomu planet për rritje sepse kur rriten këta rritet edhe numri i të punësuarve dhe kjo është në interes të të gjithëve. Duhet me u akomodu sepse kemi nevojë për vende të punës në Kosovë”, tha ai.

Pronari i “Abi Çarshia”, Irfan Fusha, ka falënderuar Haradinajn për vizitën e bërë në biznesin e tij.

“Falënderoj Kryeministrin që ka gjetë kohë me na vizitua, për kompaninë tonë ka qenë kënaqësi e madhe që biseduam për taksat, pengesat që kemi nga komuna edhe tjera doganore dhe në aspektin për prodhim, tha Fusha.

Haradinaj po ashtu në Prizren vizitoi librarinë “Altera”.

Të ngjashme