Haradinaj viziton konsullatën e Kosovës në New York, takohet me Gjonaj

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka bërë të ditur se sot takuar në Nju Jork me anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

“E falënderova z. Gjonaj, për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave tona kombëtare. Diskutuam për zhvillimet politike në rajon dhe u dakorduam për koordinimin e mëtutjeshëm të veprimeve konstruktive dhe rolit strategjik që duhet të kenë shqiptarët në këto zhvillime”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Të ngjashme