Haradinaj në Stantërg: Do ta zhvillojmë Trepçën

Mitrovicë | 06 Qer 2017 | 10:11 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot minatorët e Trepçës në Stantërg.

Ai ka thënë se qeveria nën udhëheqjen e tij do të fuqizojë këtë kompleks metalurgjik, si dhe do të përmirësojë kushtet e minatorëve, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se nuk është i lehtë ballafaqimi me minatorë për shkak se pesë vite kanë kaluar dhe nuk është treguar gatishmëri për ta kthyer në resurs të zhvillimit këtë gjigant metalurgjik .

“Unë e kam marr besimin me udhëheq qeverinë, ekzekutivin dhe nuk është barrë e lehtë por i jam mirënjohës Kadri Veselit e të tjerëve. Sa i përket ligjit për pensionim është reale dhe veçanërisht për ata që janë në kushte të rënda pune pra është praktikë dhe nuk është e re. Në periudhën 90 ditore do të njohim edhe stazhin e punës dhe kjo është punë e vendosur në plan nacional, kurse sa i përket pensionit tani nuk dëshirojmë me i dëmto jo kontribut dhënësit, pra do t’i avancojmë pra janë kategori që kemi obligim ndaj tyre dhe edhe këta janë kategori që ju takon pensioni,  rritja e sigurisë në punë e po ashtu edhe kushtet e punës. Është e vërtetë që jemi vonuar me Bord. Si kryetar qeverie nëse populli ma jep besimin do ta kem temë serioze Trepçën pra nuk do të jeni në mëshirën e dikujt por do të jemi bashkë”, ka thënë Haradinaj.

Madje ka shtuar se me marrjen e Qeverisë do t’i bëjë dy lloj punësh. E para sipas Haradinajt Brukseli duhet të korrigjojë qasjen e Serbisë ndaj Kosovës dhe e dyta si nevojë jetësore do të jetë rendi dhe ligji.

“Ne kemi disa pengesa që po na i bënë Serbia dhe janë të padrejta. BE duhet me korrigjua këtë qasje ndaj Serbisë e cila po ndërhyn në Kosovë pra ndaj atyre  që dëshirojnë të jenë pjesë e saj. Këtë e kemi të hapur dhe kjo është një pjesë e temave. Njëkohësisht e dyta është a dom me i korrigjua punët. Duhet të jemi serioz me ridrejtua veten. Rendin dhe ligjin e kemi nevojë jetësore”, ka thënë ai.

Shyqyri Sadiku kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve së Trepçës tha se problemet me të cilat përballen janë të shumta. E për kandidatin për kryeministër kishte disa kërkesa.

“Si kërkesë e parë janë pensionet e dyta të numërohet stazhi i punës e treta të bëhet një memorandum bashkëpunimi mes tyre dhe MZhE. Sa i përket problemeve të tjera kisha me u ndal te problemi i ligjit që është bërë që tetë muaj dhe Trepça është mbet në një vakuum institucional sepse ende nuk është zgjedhur bordi. Sa i përket fizibilitetit është i papranueshëm për ne. Për vitet e ardhshme në bazë të fizibilitetit nuk parashihet ndonjë zhvillim për Trepçën”, ka thënë ai.

Image may contain: 19 people, people smiling, people standing

Të ngjashme