Haradinaj viziton Ministrinë e Mbrojtjes: FSK-në do ta rreshtojmë krah vendeve të NATO-s

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 12:09 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me rastin e 1 vjetorit të miratimit të ligjeve për FSK-në, ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai tha se kjo ngjarje është një epokë e re për vendin, i cili si vend sovran në përputhje me Kushtetutën i ka dhënë vetes detyra të reja, raporton Ekonomia Online.

 “Miratimi i ligjeve dhe mandati mbrojtës ka nxjerr detyra te reja shtesë për të gjithë mekanizmat tone plani i paraparë 10 vjeçar për ndërtimin e kapaciteteve na obligon neve që tash pas një viti mund te premtojmë qe jemi duke shkuar  me hapa te sigurt. Ne jemi në dinamiken e duhur dhe për këtë falënderoj ministrin Berisha,oficeret komandues te ushtrisë sonë dhe gjeneral Ramën.”, tha ai.

Haradinaj tha se mbetet detyrë e tyre që FSK-në ta rreshtojnë me ushtritë e botës dhe të jetë krah i NATO-s.

“Ne jetojmë ne Ballkan por këtu nuk përjashtohen konflikte ne dëshirojmë me punua me qenë të zotë me u mbrojt mos me ardh kurrë deri te lufta. Duam të rreshtohemi me ushtritë e botës dhe aftësohemi që të jemi krah NATO-s.”, tha Haradinaj

Me këtë rast Haradinaj ndau Medaljen e Gjergj Kastroit – Skënderbeu,  për shërbim të shkëlqyer, komandantit Rrahman Rama.

Ndërsa në fjalën e tij, komandant Rama, tha se këtë medalje ia dedikon FSK-së.

“Faleminderit për nderin dhe respektin dhe mirënjohjen e medaljen. Kjo nuk është vetëm meritë e imja. Ia dedikoj FSK-së, pa këta djem e këto vajza nuk do të ishim këtu ku jemi. Një angazhim shtesë  që në të ardhmen. të kryejmë obligimet tona. Do jemi të gatshëm ne çdo moment në çdo vështirësie qe i paraqitet qytetarit”, tha ai.

Më 14 dhjetor 2018 Kuvendi i Kosovës me 107 vota për, asnjë kundër miratoi tri ligjet për ushtrinë, për Forcën e Sigurisë, për Shërbimin në FSK dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes.

Të ngjashme