Haradinaj viziton njësitin e helikopterëve luftarakë “Black Hawk”

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 21:53 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili qe disa ditë po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), sot ka vizituar Garda Nacionale në Iowa.

Haradinaj ka takuar Gjeneralin Tymothy Orr, si dhe ka parë nga afër helikopterët luftarakë “Black Hawk”.

“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë më mike të popullit të Kosovës, Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.

“Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë ‘Black Hawk'”, ka theksuar Haradinaj.

Image may contain: 4 people, people smiling, indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme