Haradinaj: VV-ja mbron interesat e Stanishiqit e Rankoviqit

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i vetmi udhëheqës shtetëror që e ka refuzuar gazin amerikan është Albin Kurti, duke akuzuar VV-në se po i mbrojnë interesat e nipave të Stanishiqit, raporton Ekonomia Online.

Ramush Haradinaj e ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Kurti dhe Vetëvendosjen për refuzimin e gazit amerikan.

Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti është se i vetmi udhëheqës shtetëror që e ka refuzuar gazin amerikan.

Sipas Haradinajt, rasti me ambasadorin Berisha e ka treguar se Vetëvendosje mbron interesat e Stanishiqit e Rankoviqit.

“Jemi i vetmi vend që e kemi refuzuar gazin amerikan. Vetëvendosje në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se mbron interesa të të tjerëve, siç janë Stanishiqi e Rankoviqi. Në situatën e sigurisë jemi bashkë, por për interesin e nipave të Jovica Stanishiqit e Aleksander Rankoviqit, jemi kundër”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme