Haradinaj: Zgjedhjet e brendshme po e konsolidojnë AAK-në

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 20:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot takim me aktivistët e strukturat e degës së tretë të AAK-së në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se po punohet shumë që struktura aktuale të AAK-së të freskohen përmes zgjedhjeve të brendshme.

“Sot mbajtëm takim me aktivistët e strukturat e degës së tretë të AAK-së në Prishtinë. Po punojmë shumë që t’u japim freski strukturave tona aktuale përmes zgjedhjeve të brendshme, si dhe po rrisim kapacitetet tona me struktura e aktivistë të rinj që i bashkohen për çdo ditë Aleancës. Qëndrojmë edhe kur të tjerët dorëzohen!”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.

Të ngjashme