Haradinaj: Zhvillimi i vendit dhe mirëqenia e qytetarëve janë detyrat e mia

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim edhe në Rahovec.

Haradinaj në Rahovec u prit në mënyrë madhështore nga përkrahës të Aleancës.

Ai i garantoi rahovecianët se zhvillimin e përgjithshëm dhe mirëqenia e qytetarëve, do të jetë detyrë e tij.

“Sigurimi i ekuilibrit të pushteteve, mbështetja e qeverisë në reforma të rëndësishme për zhvillimin e përgjithshëm dhe mirëqenien e qytetarëve, do të jetë detyrë e imja që do e kryej me përgjegjësi e përkushtim të plotë, si President i ardhshëm i Kosovës. #ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme