Haradinaj zotohet para pejanëve se nuk do të tërhiqet për kufirin

Pejë | 03 Qer 2017 | 15:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, është zotuar para qytetarëve të Pejës, se nuk do të tërhiqet nga çështja e kufirit.

“Nuk ka post, nuk ka pushtet, nuk ka forcë që më ligë, që kufini të bie nga Qafa e Çakorrit”, ka thënë Haradinaj, në një tubim të madh në Pejë.

Lideri i AAK-së ka thënë se nuk e ka tradhtuar asnjë bindjet e tij dhe asnjë qëllim politik. Përkundrazi, ai ka thënë se marrjen e postit të kryeministrit  krijohen mundësitë që bindjet e tij t’i bëjë realitet, “e jo të mbetemi vetëm duke u ankuar e kritikuar”.

“Atdheu është një dhe i kemi borxh për gjithë jetën. E falënderoj PDK-në që ma besoi postin e kryeministrit, po unë do t’i shërbej me nder qytetarëve dhe vendit”.

“Nuk do të lejoj që të nëpërkëmbet nderi i shqiptarit”, u shpreh Haradinaj.

Ai gjithashtu ka premtuar edhe fuqizim të ekonomisë, hapje të vendeve të reja të punës, fuqizim të të rinjve.

“Më 11 qershor ju e keni në dorë një Qeveri që nuk e lë Kosovën të fundit. Një Qeveri që të sëmurit do t’i shërojë në Kosovë”, përfundoi kandidati për kryeministër.

Në këtë tubim ishin pjesëmarrës edhe kandidatë nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Të ngjashme