Haradinaj zotohet për përfshirjen e komunitetit egjiptian në institucione

Prishtinë | 22 Qer 2018 | 10:34 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. Ky manifestim filloi me një minutë heshtje në nderim të jetës së babait të kryeministrit Haradinaj, Hilmi Haradinaj.

Për këtë festë kryeministri Haradinaj tha se pozita e komunitetit egjiptian në shoqëri nuk është aq e mirë, andaj duhet më shumë punë dhe përkrahje për këtë komunitet, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit u zotua për përfshirjen e komuniteti egjiptian në institucione.

“Komuniteti egjiptian është një komunitet që po zhvillohet në vete. 24 qershorin e keni kthyer në një festë për të gjithë ne. Pozita e komunitetit nuk është ende aq e mirë, ende duhet punë, përkrahje. Me Vetonin diskutojmë për banimin, edukimin, pjesëmarrjen në institucione. Unë ju siguroj që do të punojmë që në Kosovë të ndiheni në dinjitetin e merituar”.

Ndërsa Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, tha se shpresojnë që Qeveria të vazhdojë ta mbështesë këtë komunitet dhe ftoi institucionet të ndihmojnë në integrimin, edukimin dhe punësimin e tyre.

“Në emër të të gjithë kontribuesve falënderoj Kryeministrin për mbështetje pa rezervë për këtë javë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë këmbëngulës në të drejtat tona, nuk kërkojmë asgjë më tepër përveç asaj që është e jona. Mbesim me shpresë që Qeveria të vazhdojë me ritmin e nisur, ftojmë institucionin të mbështesin komunitetin egjiptian në fushën  e edukimit, punësimit”.

Veton Berisha ndau mirënjohje për kryeministrin Haradinaj dhe për Qeveritë e kaluara të cilat kanë punuar në integrimin e këtij komuniteti në Kosovë, raporton EO.

Të ngjashme