Haraqija: PAN i ka më shumë se 61 vota, Teuta e voton Haradinajn

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 19:07 | Nga

Astrit Haraqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është shprehur i bindur se koalicioni PAN i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Në RTV Dukagjini ai ka thënë se ka qenë promotor i takimit mes Haradinajt dhe familjes Rugova, derisa ka bërë thirrje që LDK t’i bashkohet koalicionit PAN.

“Me aq sa di unë PAN i ka votat e sigurta, dhe mendoj që i ka më shumë se 61, dhe kuptohet që edhe me votën e Teuta Rugovës”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

“Kërkoj nga LDK-ja që t’i lënë teket dhe të futen në institucione sa më shpejt dhe t’i bashkohen Haradinajt”, shtoi Haraqija.

Ai ka bërë thirrje te Isa Mustafa që t’i lë teket personale dhe të mos e fut në krizë vendin.

Astrit Haraqija është shprehur i bindur se do të ketë edhe deputetë tjerë nga LDK-ja që do ta votojnë koalicionin PAN.

Të ngjashme