Haraqija për letrën e Kurtit: VV nuk është e interesuar ta ndërtojë Qeverinë

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Astrit Haraqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për letrën e Albin Kurtit drejtuar Isa Mustafës duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje, nuk është e interesuar për të ndërtuar Qeverinë.

Haraqija tha se Lëvizja Vetëvendosje po të ishte e interesuar për të formuar Qeverinë, s’do të vepronte në mënyrë të tillë edhe në zgjedhjen e Glauk Konjufcës, Kryetar të Kuvendit.

”Me këtë letër e kuptoj që Vetëvendosje nuk janë të interesuar ta ndërtojnë qeverinë. Sepse sikur të ishin s‘do të kishte ndodhur ajo që ndodhi për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”.

”Ajo e do kryetarin e parlamentit, kryeministrin po i do 6 ministri. Po do të pajtohet LDK-ja. A është Glauk Konjufca Kryetar i Parlamentit atëherë lërna Kryetarin e Shtetit”.

”Unë shoh që Albini Kurti nuk ka guxim sepse duhet të kryhen negociatat me Serbinë. Është moment i fundit. Pse ti me ndërtu partnertitet e s’ke besim tek unë. Nëse do të ndërtosh partneritet, sduhet të kesh paranoja”.

”Duhet të kryhen shumë processe të tjera për të ndërtuar Qeverinë. Ju e dini sa kritikues kam qenë gjithmonë ndaj Isa Mustafës, por ai sot është treguar tani shumë durueshëm dhe ka ofruar të gjitha mundësitë. Nëse do të bëhesh me LDK duhet të lshosh pe”.

Ai në Info Magazine përmendi edhe vijat e kuqe të LDK-së, për të cilat tha se në to përfshihen vetëm PDK-ja, njofton Klan Kosova.

”LDK me sa e di ka thënë se vijat e kuqe, janë vetëm për PDK-në, jo për partitë tjera”.

”Nga dita e parë kam qenë ithtar i kësaj pune (koalicionit LDK-VV). LDK i ka krijuar të gjitha partitë. LDK ka qenë target i të gjitha partive”.

”Vetëvendoje me LDK-në është si djali me babën”.

”Ti t’më thuash me këtë mos u bë se është i poshtër, e ti do të çkapësh shtetin. Ti po do ta çkapësh nga dikush e ta kapësh vetë”.

”Shteti nuk është lojë si për fëmijë me e kapë. Infinit nuk shkohet kjo punë”.

”Edhe nëse shkohet në zgjedhje shkojmë, por a emndon se VV fiton 50% a? – Vetëvendosje po lufton për karrige, ndryshe s’mund ta kuptoj vetëm kështu”.

”Jam subjekt 30 vjet”.

”LDK e ka ndërtuar shtetin, ka qenë parti shtetformuese dhe për institucione LDK e ka shkele veten në shumë raste”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme