Hardinaj kërkon mbështetje nga Britania për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 10:26 | Nga

 Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar mbështetje nga Britania e Madhe në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit me Drejtorin për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme, Richard Moore, Kreu i Qeverisë tha se Britania ka rol të rëndësishëm në rajon dhe është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.

“Në prag të Samitit të Londrës, pata një bashkëbisedim të frytshëm për të gjitha proceset që po kalon Kosova, me Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe (FCO)”.

“Britania e Madhe ka një rol aktiv në rajonin tonë dhe është ndër mbështetësit kyç të Kosovës në avancimin dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”.

“Duke qenë se Ministria e Jashtme e Britanisë është instrument i fuqishëm diplomatik, nga drejtori Moore kërkova mbështetje për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme