Hardinaj përkujton të rënët në Rogovë të Hasit

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe me rastin e 23 vjetorit të masakrës në Rogovë të Hasit.

Nga atje, Haradinaj ka përkujtuar kohërat, kur është bërë përpjekje që të çahet rrethimi për në Shqipëri për të marrë armë, pasi sipas tij, në vjeshtën e vitit 1998, kishin mungesë të armëve e të bashkëluftëtarëve.

“Kjo kohë ka qenë e vështirë sepse diku prej vjeshtës së vitit 1998 , prej shtatorit, kemi pasur mungesë të armëve e bashkëluftëtarëve”.

“Disa herë kemi bërë përpjekje që ta çajmë rrethimin për të shkuar në Shqipëri për armatim, por në të njëjtën kohë edhe t’i dërgojmë të plagosurit, por ka qenë gati e pamundur”, ka thënë Haradinaj, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se për fat të keq, kjo lëvizje ka hasur në shumë pengesa, dhe si rezultat i luftimeve janë vrarë 29 luftëtarë.

“Për fat, kjo lëvizje, ky operacion ka hasur në shumë pengesa ku si rezultat i luftimeve janë vrarë 29 luftëtarë të zot, heronj, dëshmorë të kombit”.

“Përulemi para sakrificës dhe heroizmit të tyre. Lavdi e përjetshme të rënëve, Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme