Harta Zonale e Kosovës, pritet të votohet në shtator

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 14:31 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka  shqyrtuar Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, raporton EkonomiaOnline.

Kryesuesi i Komisionit, deputeti Muharrem Nitaj tha se është i gatshëm dhe do të dërgohet për votim kur do që i vjen radha.

“Ligji votohet në lexim të dytë dhe dërgohet ne seancë plenare kurdo që vjen radha”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti ka kërkuar të inkorporohen në projektligjin disa vërejtje teknike.

“Unë mendoj se kam drejt direkt në seancë vërejtjet”.

Muharrem Nitaj, tha se çdo kush ka të drejtë të japë vërejte, por nuk do ta ketë mbështetjen e Komisionit.

“Ju keni drejt me i dhanë vërejtjet e juaja po pa mbështetje të komisionit”.

Ndërsa, për projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-2471, kryetari Nitaj tha se si grup punues propozon deputeten Besa Gaxherri, Andin Hoti dhe Salih Salihu.

“Grupi i dytë i punës për shitjen e banesave disa familje kanë ngel pa realizua këtë të drejtë” ka thënë Nitaj.

Besa Gaxherri refuzoi të marrë këtë përgjegjësi, duke thënë se ligji nuk është i rregulluar mirë dhe se nuk dëshiron të jetë në krye të këtij komisioni.

“Natyrisht se jemi me punua por tash po me vjen rasti me dhanë vërejtjen time për rregullatorin e ujit. Ai ligj është i parregulluar qeveria duhet me subvencionua të gjitha objektet fetare dhe shpenzimin e ujit që bëjnë ato unë nuk pranoj me punua me muaj të tërë e me shkua në kuvend e me dështua. Unë s’marr komision me kryesua”, tha ai.

Por, pavarësisht kundërshtimit të deputetes,  u votua që Besa Gaxheri ta kryesojë këtë grup punues.

Në këtë mbledhje të komisionit u bë dhe Prezantimi i hartës zonale së Kosovës nga zyrtarë të MMPH-së.

Drejtori i institutit për planifikim hapësinor, Luan Nushi, tha se Harta është dokument që kërkohet me ligj dhe se ky dokument vjen në Qeverinë e Kosovës për aprovim dhe kalon për aprovim ne kuvendin e Kosovës.

“Sot jemi në shqyrtim publik ky dokument e kemi shpall më 19 qershor. Deri tash kemi pas takime me komuna dhe qendra rajonale komunale kështu jemi duke dashur të përfshijmë sa më shumë institucione. Kjo është multidiciplinarë trajtohen disa çështje s’kemi ambicie me i zgjidh të gjitha por jemi fokusuar në disa”, tha ai

Deputetja Besa Gaxheri, kishte pyetje edhe për Nushin.

“Nëse nuk arrini me përmbledh në këtë hartë a po thoni se nuk do të kalojë në kuvend. Pako Ahtisarit duhet të bie poshtë menjëherë dhe kjo ndodh nëse punon me profesionalizëm”, tha ajo

Drejtori i institutit të planifikimit hapësinor, tha se harta zonale pritet të përfundojë në muajin shtator.

“Hallka implementimit çalon në shumë vende do të mundohemi që dokumentin ta bimë në mënyrën e duhur. Ky dokument ka me i shërbye edhe kryeministrit. Në fund të gushtit kryhet shqyrtimi publik në shtator pritet të vjen në kuvend.

Lexo më shumë:

Të ngjashme