Hasani i lumtur që Anamorava po bëhet më infrastrukturë moderne

Gjilan | 15 Pri 2018 | 11:57 | Nga

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, është shprehur i lumtur, pasi që sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve në ndërtimin e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.

“Krenar që sot po nisim në terren një projekt kaq të madh për këtë pjesë Kosovës. Edhe Anamorava po bëhet me infrastrukturë moderne dhe po lidhet me pjesën tjetër të Kosovës”, ka thënë Hasani.

“Kjo rrugë do të lidhë edhe më shumë shqiptarët mes vete. Tani shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë edhe më afër Kosovës. Kjo rrugë do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik të kësaj pjese të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

“Jam tepër i emocionuar, që këtë projekt po e nisim në vigjilje të Betejës së Zhegocit, si një shenjë mirënjohjeje për dëshmorët e atdheut, të cilët mbetën udhërrëfyes i përkushtimit tonë për ta bërë më të mirë vendin tone”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme