Hasani: Kurti nuk mund t’i ikë themelimit të Asociacionit, e ka detyrim ndërkombëtar

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 23:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Qeveria Kurti, nuk mund t’i ikë formimit të Asociacionit, meqë është detyrim ndërkombëtar.

Kjo sipas tij, njëjtë sikurse me detyrimet e marrëveshjes së Washingtonit, të cilat kreu i ri i Qeverisë, i gjen aty, dhe s’mund t’i anashkalojë, njofton Klan Kosova.

”Tek marrëveshja përfundimtare, nëse vie deri tek ndonjë kompenzim, është pjesë e trashëgimit, nuk bëhet fjalë për dëmshpërblim në kuptimin që na ka bërë dëm”.

”Aty bëhet fjalë për kompenzime të caktuara të individëve, që në logjika të caktuara, dhe atëherë bëhet vetëm në kohën pasi i ka rënë NATO”.

”Unë pas një muaji, kam bërë me statut e me të gjitha ato që kanë kërkuar, për Asociacionin”.

”Atëherë kam folur publikisht, dhe më sulmuan. Nuk është problemi i Kompetencave Ekzekutive, tek Asociacioni, që është pjesë e dialogut”.

”Nuk mundet vetëm qeveria, jam i bindur që nëse do dikush stabilitet, duhet të gjithë të hyn në atë valle – në kuptimin pozitiv po them”.

Rubikon: I bie që Qeveria Kurti duhet ta themelojë Asociacionin?

”Qeveria Kurti ka kompetencat e qarta kushtetuese, ajo duhet t’i ushtrojë ato”.

”Asociacioni është pjesë e dialogut dhe dialogu nuk mund të udhëhiqet nga një forcë politike, nga një qeveri”.

Hasani në Rubikon me Adriatik Kelmendi, theksoi se themelimi i Asociacionit është detyrim ndërkombëtar, ndaj duhet themeluar, njofton Klan Kosova.

”Gjykata Kushtetuese e ka thënë se është detyrim ndërkombëtar. Nuk e them unë, por është detyrim ndërkombëtar, e ka gjet aty, s’mund ta anashkalojë”.

”Sikur detyrimet e marrëveshjet e Washingtonit, ai është zotim i njëanshëm. Ti duhet ta zbatosh, veç nëse pala tjetër heq dorë”.

”Ti mund ta shqyrtosh, por detyrimet pa palën tjetër nuk mund t’i anulosh njëanshëm. Për aq sa janë të zbatueshme”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, foli edhe për mundësitë që Kosova të ngris padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Për këtë çështje, ai u shpreh tejet skeptik, ndërsa përmendi dhe një shembull në rastin e Bosnjës, njofton Klan Kosova.

”Le ta marrin rastin e Bosnjës kundër Serbisë dhe atje ka pasur juridiksion”.

”Unë kisha pasur qef me pasë sukses, por jam i bindur që në Hagë, ajo kërkesë, refuzohet. Politika është politikë, por unë jam jashtëzakonisht skeptik”.

”Dëmshpërblimi kur bëhet me dëme të luftës, është thuajse e njëjtë sikur kjo”.

”Në ish-Jugosllavi Bashkësia Ndërkombëtare i ka konsideruar të gjithë fajtorë, edhe pse Serbia e ka nisë. Bosnjën e kanë refuzuar si të palejueshme, arsyeja: Dosja e Bosnje Hercegovinës, nuk ka provu që ka pasur gjenocid, përveç në Srebrenicë”.

Të ngjashme