Hasani: Kushtetuesja veproi drejt me vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se ky institucion ka vendosur drejt kur të martën rrëzoi vendimin e Qeverisë në detyrë për ndalim të lëvizjes së qytetarëve shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Ai në emisionin “Desku”, tha se arsyetimi i Gjykatës ishte i mirë.

“Vendimi i Gjykatës rreth vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes ishte një vendim i arsyetuar mirë, e çdo vendim që është jokushtetues anulohet. Efekti i tij jokushtetues (i vendimit për lëvizjen e qytetarëve) nis pas datës 13 prill”, thotë Hasani.

Të ngjashme