Hasani: Limaj e fuqizoi Anamoravën

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 23:38 | Nga

Ministri i sapozgjedhur i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, është zotuar se do ta kryejë detyrën me ndershmëri dhe profesionalizëm.

Në një postim në Facebook, Hasani ka shkruar se kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, sot u dëshmua se “nuk është si të tjerët duke i dhënë përfaqësim edhe duke e fuqizuar Anamoravën”.

“Të dashur miq, sot nga partia dhe Kuvendi i Kosovës mu dha besimi që të jem ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Zotohem se detyrën time si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, do ta kryej me ndershmëri dhe profesionalizëm”.

“Kryetari ynë Fatmir Limaj sot dëshmoi se nuk është si të tjerët duke i dhënë përfaqësim edhe duke e fuqizuar Anamoravën, rajonin prej nga unë vij. Faleminderit prej të gjithëve për përkrahjen. Zotohemi për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjithsecili qytetar do të jetojë në mirëqenie. Ne e mbajmë fjalën!” ka shkruar Hasani në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme