Hasani zotohet para qytetarëve se do të jetë zëri i tyre në kuvend

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, në ditën e fundit të fushatës u ka bërë thirrje qytetarëve për ta votuar këtë koalicion dhe atë si kandidat.

Hasani në një status në rrjetin social Facebook është shprehur se do të jetë nder i i veçantë për të të përfaqësoj rajonin e Anamoravës në Kuvend. Ai ka kërkuar besimin e qytetarëve, për një të ardhme më të mirë për qytetin, vendin, rajonin dhe Kosovën.

“Sot është dita e fundit e fushatës. Unë jam në listën e koalicionit AAK-PSD me numrin 31.
Kërkoj besimin tuaj për t’iu përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Për mua do të jetë nder i veçantë ta përfaqësoj rajonin e Anamoravës në Kuvend. Zotohem se shqetësimet tuaja do të dëgjohen çdoherë
Votoni të dielën, për një të ardhme 100% të dinjitetshme dhe të sigurt.
Votojeni koalicionin me listën më të mirë, votojeni koalicionin AAK-PSD, votojeni Ramush Haradinaj kryeministër, sepse bëri që ne të ndjehemi zot në tokën tonë, në shtetin tonë.
Më votoni edhe mua! Ua kam dëshmuar se ndershmërinë, hallet tuaja, prodhimin e Kosovës, të mirën e saj e kam prioritet.
Unë dua një të ardhme më të mirë për qytetin tim, për rajonin tim, për Kosovën time.
Njëjtë sikur ti edhe unë i rris fëmijët e mi këtu. Njëjtë sikur fëmijët e tu, edhe fëmijët e mi rriten këtu, shkollohen këtu, ushqehen këtu dhe ndërtojnë jetën këtu.
Për ditë të bardha për mua, për ty, për secilin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme