Hasani: Të akuzuarve të Speciales duhet t’u jepet kohë e mjaftueshme për ta përgatitur mbrojtjen

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Avokati i licencuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Valon Hasani, ka vlerësuar se mocionet e dorëzuara nga mbrojtja e të akuzuarve nga ky institucion janë të natyrshme.

“Janë argumente shumë interesante që janë të ngritur nga ekipet mbrojtëse dhe gjyqtari i procedurës paraprake do të duhej të vendoste për secilin nga këto propozime”, është shprehur Hasani, njofton Klan Kosova.

“Mbrojtja pas pranimit të gjitha provave duhet ta hartojë një plan që merr parasysh se sa merr kohë përgatitja e hetimeve. Avokatëve duhet t’u jepet kohë e mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes”.

Hasani në Info Magazine ka thënë se kërkesa e prokurorisë për gjykim të shpejtë, u takon të akuzuarve që ta bëjnë dhe jo palës akuzuese.

“Gjykimi i shpejtë dhe në kohë të arsyeshme bëhet për të mbrojtur të drejtat e të akuzuarve. Janë pikërisht ata që po kërkojnë më shumë kohë. Do të duhej të jepet kohë e mjaftueshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme