Hashim Thaçi kujton dëshmorët Rexhep Mala e Nuhi Berisha

Prishtinë | 11 Jan 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë 36 vjet që kur Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kujtuar dëshmorët.

Thaçi ka shkruar se Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të ndryshme në moshë, por që gjithçka vunë në shërbim të atdheut.

Ky është postimi i plotë i Presidentit:

Para 36 viteve, dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ranë heroikisht në përballje me forcat policore jugosllave, duke dëshmuar vendosmërinë supreme për arritjen e idealit të tyre jetësor, çlirimin e Kosovës. Rexhepi dhe Nuhiu ishin shembull i unitetit të qëllimit të gjeneratave të ndryshme në moshë, por që gjithçka vunë në shërbim të atdheut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme