Haskuka flet për emërimin e drejtorit të ri të Arsimit, pas dorëheqjes së Susurit

Prizren | 19 Maj 2019 | 07:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka folur lidhur me rastin e emërimit të drejtorit të ri të Arsimit në këtë komunë, Gani Gërmizaj, pas dorëheqje së drejtorit të kaluar, Skënder Susuri.

 Ai në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Gërmizaj i ka të gjitha predispozitat nga aspekti etik dhe nga aspekti i qasjes ndaj punës.

“Ai është poashtu një mësimdhënës i cili është i edukatës fizike dhe normal ka qenë në sistemin arsimor të Prizrenit do të punoj në ekip, unë mendoj që si person i ka të gjitha predispozitat nga aspekti etik nga aspekti qasjes ndaj punës dhe mendoj që këto janë kriteret e mjaftueshme për me besu që do të kryej detyrën në mënyrën ma të mirë të mundshme”,  ka thënë Haskuka.

Ai ka folur edhe për projektet që do të realizohen në këtë duke filluar nga projektet në qendrën historike të Prizrenit, projekt ky i financuar  nga UNDP-ja.

“Për qendrën historike kemi disa projekte të cilat i kemi fillu, një është me UNDP-në si për shembull për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, një është  me Bashkimin Evropian, me ministrinë e Kulturës dhe me Ambasadën Britanike. Është bërë planifikimi i rindërtimi i 18 shtëpie të vjetra aty ka pasë edhe pasoja me njerëz edhe ajo rrugicë “Marin Barleti” do të kthehet siç ka qenë më përpara do t’i kthehet pamja e vjetër, për qendrën historike, e kemi bë rregulloren për qendrën historike”, u shpreh Haskuka

Ai më tutje tha së të gjithë ato prona që kanë qenë të uzurpuara i kanë pastruar nga uzurpatorë.

” Të gjitha uzurpimet të cilat kanë qenë në qendrën historike i kemi pastru, tani ka pamje tjetër qyteti në qendrën historike. Ne do të vazhdojmë punimet, këtu kemi një marrëveshje me KEDS-in që të gjitha kabllot elektrike me i fut nën tokë që me u pastru edhe në aspektin vizual”, tha ai për EO.

Ditë më parë, ish drejtori Susuri tha se partia e tij nuk e përkrahi dhe se ka pasur presion lidhur me konkurse për punë në sektorin që e udhëheq.

Të ngjashme