Haskuka me 3 shtëpi, 1 banesë, 2 vetura e 3 toka, së bashku me gruan ka 24 mijë euro kursime

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Mytaher Haskuka që udhëheq komunën e Prizrenit ka deklaruar pasuri të madhe në Agjencinë Kosovare kundër korrupsionit. Në formularin e deklarimit, Haskuka i VV-së ka deklaruar 3 shtëpi, një banesë, 2 ara punues, një tokë bujqësore dhe dy vetura.

Shtëpia më e shtrenjtë e Haskukës kushton 300 mijë euro, e të cilët i pari i Prizrenit deklaron ta ketë blerë me paratë e fituara nga puna në organizatat ndërkombëtare dhe nga trashëgimia.

Haskuka ka deklaruar si pronë të tij edhe një banesë dhe garazhë e cila sipas tij kushton 54 mijë euro.

Shtëpitë e tokat e tjera thotë të jenë në pronësi të prindërve e bashkëshortes.

Ndërkaq në emër të bashkëshortes, Haskuka ka listuar edhe dy vetura të tipit Suzuki dhe Chevrolete.

Në bankë i pari i prizerenasve ka gati 14 mijë euro kursime dhe gati 10 mijë të tjera në emër të bashkëshortes.

Të ngjashme