Haskuka, Millaku dhe Daullxhiu në garë të VV-së për kryetar të Prizrenit

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Mytaher Haskuka, Drita Millaku dhe Irfan Daullxhiu, janë në garë të brendshëm në Lëvizjen Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit.

Emrat e tyre, sot janë dërguar për “certifikim” në Prishtinë.

Burimet “PrizrenPress”it bëjnë të ditur se kryetari aktual i Prizrenit, Haskuka ka marrë mbështetjen e 48 delegatëve, deputetja Millaku të 84 soshëve, kurse mjeku Daullxhiu nuk ka arritur të marrë mbështetjen e mjaftueshme të tyre.

Anëtari i Komisionit Zgjedhor i VV-së në Prizren, Karanfil Haxhillari, konfirmoi se sot është mbyllur afati i paraqitjes së kandidatëve për kryetar të Prizrenit.

“Emrat janë dërguar në Prishtinë. Pra, gara është në proces”, tha shkurt Haxhillari.
Sipas tij, shumë shpejt do të dihet se kush do të jetë kandidati i Vetëvendosjes, për kryetar të Prizrenit .

Të ngjashme