Haskuka shprehet i habitur me dënimin e deputetes së VV-së dhe ish kryeinspektorit: Kosova vend i çudirave

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren për dënimin me burg ndaj dy ish-zyrtarëve të komunës së drejtuar nga ai në lidhje me rastin e rrënimit të ankesit “Abi Çarshia”.

Mytaher Haskuka tha se Kosova është vend i çudirave, e që sipas tij vetingu në drejtësi është prioritet mbi prioritetet.

“Nga sot rrënimi I objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka deklaruar ai.

Dy ish-zyrtarë të komunës së Prizrenit janë shpallur të martën fajtor, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë, janë dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.

“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019”, bëhet e ditur më tej në aktakuzë.

Të ngjashme