Haradinaj: Përfaqësuesit e veteranëve janë mashtrues ordinerë

Prishtinë | 30 Dhj 2016 | 18:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka thënë se me këtë projektligj po vihen thika në mes të veteranëve dhe si i tillë, do të hamendësoj popullin se kush është dezertor, kush është veteranë, kush është dëshmor.

Ai ka thënë se kupton ndikimet buxhetore që ka projektligji, por se ky projektligj si i tillë nuk duhet të votohet.

“Nëse Rrustem Berisha dhe Anton Çuni, e votojnë do ta votoj edhe unë. Nëse Adem Grabovci pajtohet me këtë projektligj atëherë pajtohem edhe unë”, ka thënë Haradinaj.

Ai kërkoi edhe njëherë të mos bëhet ndarja e veteranëve.

“Mos i ndani vëlla, mos t’i ngucim më”, ishte një tjetër deklaratë e Haradinajt.

Ai ka thënë se Veteranët kanë ra pre e ndikimit të cilido ministër apo kryeminstër dhe si të tillë ata që udhëheqin me këto shoqata që nga sot nuk e përfaqësojnë Haradinajn.

“Për mu personalisht këta nuk janë përfaqësuesit e mi, këta janë mashtrues ordiner”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme