Havolli: Janë ngritur 93 aktakuza të profileve të larta të iniciuara nga AKK-ja

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 11:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë̈ Kundër Korrupsionit po shqyrton Raportin Vjetor të Agjencisë̈ Kundër Korrupsionit për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit,  Shaip Havolli gjatë raportimit në komisionin ka thënë se në deklarimin e pasurisë kanë pasur të drejtë deklarojnë 4900 persona ndërsa vetëm 4759 prej tyre e kanë deklaruar.

“Ne kemi pranuar informata se janë ngritur 93 aktakuza që janë ngritur nga Agjencia për Korrupsion këtë vit. Nuk ka pasur ngecje në zbatim të ligjit nga ana e Agjencisë. Sa i përket deklarimit të pasurisë në vitin 2019, kanë pasur të drejtë të deklarojnë pasurinë 4900 zyrtarë, ndërsa e kanë deklaruar 4759. Ne bashkëpunojmë edhe me institucionet ndërkombëtare në fushën për parandalimin e korrupsionit”, ka thënë ai, raporton EO.

“…në ta kaluarën numri i rasteve të Agjencisë janë hedhur poshtë nga prokuroria ndërsa tash 70/80% e rasteve janë në favor të Agjencisë”, ka shtuar Havolli.

Ai ka thënë se Agjencia nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore. Tutje ai ka thënë se Ligji për sinjalizues nuk i ka gjetur të pa përgatitur.

Havolli ka thënë se persona që u janë shtruar kallëzime penale janë të pozitave të ndryshme si deputetë, ministra, këshilltarë, dekanë  e rektorë.

“Është bërë një vlerësim që të deklarojnë pasurinë edhe 1000 zyrtarë policor, disa mjekë e profesorë sepse është bërë një vlerësim që kanë një pasuri të madhe. Ne nuk kemi kapacitet të mjaftueshme sepse në 2019 na janë krijuar 7 pozita dhe ato i kemi plotësuar. Ligji për sinjalizues është ligj i ri dhe menjëherë ka hyrë në funksion dhe neve nuk na ka gjetur pa përgatitur”.

“Ka një përmirësim dhe një progres edhe në punën e gjykatave. Personave që ju kemi shtruar kallëzime penale  i përkasin pozitave të ndryshme deputetë, ministria, këshilltarë dhe ish-këshilltarë, pro rektorë, dekan të universiteteve publike”.

Tutje ka thënë se do të bëhet edhe forma e deklarimit të pasurisë online, raporton EO.

Havolli ka thënë se asnjë zyrtari  Agjencia nuk ja lejon mos deklarimin e pasurisë. Ai ka thënë se vetëm në bazë të rrethanave apo problemeve mund ti lejohet deri në një kohë të caktuar.

“Shumë zyrtar kanë ardhur tek ne dhe janë ankuar se për publikim deklarim të pasurisë po ju dalin edhe probleme të tjera të pasurisë. Asnjë zyrtari nuk ju lejohet mos deklarimi i pasurisë, vetëm disa që ju është lejuar që kanë qenë sëmur apo ka qenë e pamjaftueshme, mirëpo asnjë zyrtar Agjencia nuk ju jep mundësi që mos ta deklaroj pasurinë sepse ne kërkojmë sqarime dhe nëse arsyetimet janë të arsyetuara dhe dëshmohen Agjencia mbyll rastin, ndërsa se deklaron pa asnjë arsye atëherë gjobitësh pastaj edhe je person i dyshuar për vepër penale e korrupsion”.

Ndërsa kryetari i komisionit Shkëmb Manaj ka qenë i interesuar të dijë se sa raste kanë qenë në favor të Agjencisë.

“Me na njoftuar  për hetimet paraprake dhe rastet që kanë qenë në favor të Agjencisë. A ka Agjencia të resurse të  mjaftueshme të burimeve njerëzore për të zbatuar punën”.

Deputetja e PDK-së Evgjeni Thaçi-Dragusha ka pyetur se me ligjin e ri për mbrojtjen e sinjalizuesve a kanë vërejtur mungesa në ligj që duhej të vinin në kuvend për tu plotësuar, raporton EO.

“A keni vërejt  mungesa në ligj për sinjalizues që duhej të vinin në kuvend dhe ne ti shqyrtojmë ato dhe ta plotësojmë ligjin”.

Ndërsa deputeti i VV-së Dimal Basha është interesuar të dijë nga drejtori se janë të kënaqshëm me punën e gjykatave.

Të ngjashme