Havolli: LDK mund ta ringjallë Trepçën

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 21:43 | Nga

Sokol Havolli, kandidat për deputet i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa, tha sot në Stantërg se LDK ishte bartëse e procesit që e shpëtoi Trepçen nga falimentimi dhe se vetëm LDK ka kapacitete intelektuale dhe ekspertizë për të transformuar këtë ndërmarrje në motor të zhvillimit ekonomik.

Havolli, së bashku me kandidatin për Kryeministër Avdullah Hoti, kanë vizituar minierat e Trepçes, me ç’rast kanë thënë se garanca për të kthyer namin e këtij gjigandi vjen nga LDK-ja.

“Është krenari kur takon minatorët me të cilët kemi bashkëpunuar për dy vite deri sa kemi bërë zgjidhjen më të mirë për Trepçën. Minatorët tani më janë bashkëpronar me shtetin e Kosovës në këtë gjigand të ekonomisë. Garanca për të kthyer namin e këtij gjigandi vjen nga LDK-ja sepse vetëm LDK ka kapacitete intelektuale dhe ekspertizë për të transformuar këtë ndërmarrje në motor të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Havolli, pas vizitës në minierat e Trepçes ku janë mirëpritur nga minatorët.

Sokol Havolli, nga pozita e shefit të Kabinetit dhe këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, ka qenë i përfshirë direkt në hartimin e Ligjit për Trepçen i cili para dy dite rezultoi edhe me përfundimin e studimin e fizibilitetit, të cilat i hapin perspektivë të fuqishme Trepçes.

Sokol Havolli mban numrin 101 në listën e kandidatëve për deputetë të Koalicionit LDK-AKR.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme