Havolli: T’i bindim Vetëvendosjen e Srpskan ta duan Kosovën

Prishtinë | 25 Shk 2017 | 13:11 | Nga

Sokol Havolli këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka reaguar pas injorimit që i bën deputetët e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi dhe Visar Ymeri himnit, duke mos u ngritur në këmbë. Havolli ka thënë se duhet të punohet për ta bindur Vetëvendosjen dhe Srpska’n që ta duan Kosovën.

Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Mustafa ka thënë se duhet të punohet çdo ditë që t’i bindin disa nga komuniteti serb në Kosovë dhe disa nga Lëvizja Vetëvendosje që të punojnë dhe ta duan Kosovë.

“Megjithatë, mendoj se çdo ditë duhet të punojmë që disa nga komuniteti serb i Kosovës dhe disa nga Lëvizja Vetëvendosje t’i bëjmë të punojnë dhe ta duan Kosovën, Republikën e të gjithë qytetarëve”, thotë Havolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme