Haxhi Avdyli dikur i quante fundërrina, brigada linçuese e stalinistë, Vetëvendosjen

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Ka disa muaj që Dr. Haxhi Avdyli është shndërruar në njërin nga personalitetet më aktive në skenën politike.

Ftohja e marrëdhënieve me ish-partinë e tij, LDK, e veçanërisht shkarkimi i tij nga pozitat që mbante brenda kësaj partie, e ka aktivizuar edhe më shumë mjekun nga Prizreni.

Ai po tregohet mjaft i ashpër ndaj krerëve të LDK’së dhe në asnjë moment nuk po kursehet nga kritikat e ashpra dhe prognozat e frikshme për të ardhmen e subjektit që drejtohet nga Isa Mustafa. Ndërsa, ky i fundit thuajse më së shpeshti është në shenjestër të Avdylit, i cili nuk ka hezituar që ta quante “dështak” e “komunist të Jugosllavisë”.

Megjithatë, deklaratat e ashpra nga Dr. Haxhi Avdyli nuk janë gjë e re. Ndonëse nuk kishin bërë shumë bujë sepse ishte një figure politike më periferike, deklaratat e Dr. Avdylit ishin të ashpra edhe para 3-4 viteve. Por, asokohe “shigjetat” e tij ishin të drejtuara kah Vetëvendosje e Albin Kurtit, në listën e së cilës ai garon në zgjedhjet e 14 shkurtit, përmes Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Ishte 13 tetori i vitit 2015, kur Dr. Haxhi Avdyli kishte shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një komunikatë të LDK-së, brenda së cilës Vetëvendosje akuzohej për veprime të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në të njëjtën kumtesë ftoheshin qytetarët që të distancohen nga kjo parti, rreth të cilës z. Avdyli sot fton qytetarët të bashkohen. E teksa sot këtë parti Avdyli e sheh si mjet për çkapjen e shtetit, në komunikatën e njëjtë VV cilësohej si subjekt që e do ardhjen në pushtet përmes dhunës.

No description available.

Në po të njëjtin vit, Dr. Avdyli kishte publikuar një status personal, ku i ankohet publikut për sharjet e kërcënimet që i kishin ardhur nga aktivistët e VV-së pasi kishte kritikuar qeverisjen e saj në Prishtinë. Ai shkruan se gjuha e VV-së në atë rast i kuptimtësonte etiketat ndaj tyre, si: brigade linçuese, stalinista, militantë të çmendur etj.. Madje, Dr. Avdyli nuk kishte hezituar që të njëjtit t’i quante edhe fundërrina.

No description available.

Në një postim tjetër Dr. Avdyli kishte publikuar një fotografi ku lartësohej flamuri i Kosovës e të cilën e quante shpërfaqje të krenarisë, dhe një tjetër që shfaqte zyrtarë të VV’së që nuk ishin çuar në këmbë kur ishte intonuar himni shtetëror, të cilën e quante pamje të turpit dhe vetëshkatërrimit.

No description available.

Një vit me vonë Dr. Haxhi Avdyli kishte shprehur edhe pakënaqësinë e tij me koalicionin në komunën e tij Prizren, mes partisë së atij atëbotë, LDK’së, dhe VV’së. Reagimi i tij vinte kur ishte bërë shpallja e emrave për drejtorë të shkollave, kurse ai e konsideronte se duhej rishqyrtuar koalicioni LDK-VV në Prizren, të cilin e quante edhe eksperiment.

No description available.

Sidoqoftë, në vitin jo aq të largët 2017, reagimet e Dr. Haxhi Avdylit nuk ishin vetëm kritike. Në disa momente ai kishte edhe publikime të fotografive, ku shihej i buzëqeshur.

Një rast i tillë ishte publikimi i një fotografie me kandidatin aktual të LDK’së për kryeministër, Avdullah Hotin, i cili i ishte future kësaj gare edhe në zgjedhjet e vitit 2017. Ndonëse këto kohë Dr. Avdyli e ka quajtur zotin Hoti edhe “të shkretë”, para katër vitesh ai i referohej si “kryeministër i ardhshëm i Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme