Haxhi Avdyli i LDK-së i reagon Vetëvendosjes pas mospajtimeve për pozita

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas intervistës së Glauk Konjufcës së VV-së.

“Anakronizmi politik nga diskutimi i Glaukut: Nëse unë kërkoj këtë post e atë post për veten dhe dostat, po bëj nga sakrifica për popullin, e ju duhet të jeni servis për ne”, ka shkruar Avdyli në Facebook, derisa ka folur për ndarjen e ministrive.

Tutje, ai ka shkruar se partia e Albin Kurtit po thonë se LDK-ja po kërkon pozitat për karrierizëm për disa persona të panjohur, e për faqe të zezë.

“E po që se lypni ju poste për vete, ju po bëni për karrierizëm, për X persona, e turli faqe të zezë. 221.000 dhe 206.000 votues po del sjanë popull i barabartë që kanë votuar për ndryshim. Apo ndoshta një popull është ma popull se tjetri”, shton ai.

Postimi i plotë:

Anakronizmi politik nga diskutimi i Glaukut: Nëse unë kërkoj këtë post e atë post për veten dhe dostat, po bëj nga sakrifica për popullin, e ju duhet të jeni servis për ne. E po që se lypni ju poste për vete, ju po bëni për karrierizëm, për X persona, e turli faqe të zezë. 221.000 dhe 206.000 votues po del sjanë popull i barabartë që kanë votuar për ndryshim. Apo ndoshta një popull është ma popull se tjetri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme