Haxhi Avdyli i reagon Lushtakut: Nuk ka pasur vetëm Drenica viktima

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LVV’së, Haxhi Avdyli, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të PDK’së Mërgim Lushtaku, pasi tha se VV po e neglizhon Drenicën e nuk po e realizon projektin e ujësjellësit vetëm se nuk pranojnë që të votojnë për ta.

Ai u tregua i ashpër me Lushtakun, derisa kërkoi që Kosova mos të përcaktohet me krahina, sepse viktima të luftës kishte gjithkund jo vetëm në Drenicë.

“Nuk është vetëm në Drenicë që ka pasur viktima. Ka pasur edhe në Krushë të Madhe, komplet fshati i Krushës së Vogël, krejt burrat e Krushës janë vra. Është në Lybeniq të Pejës, është në Meje, në Slovi të Lipjanit. Cdokund ka pasur viktima”, ka thënë Avdyli.

Lushtaku, sot në Kuvend tha se projekti për ujin nuk po përkrahet nga deputetët e LVV’së, pasi kanë hatërmbetje me rajonin e Drenicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme