Haxhiu: Anulimi i procesit të noterisë s’ishte hakmarrje ndaj askujt

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja  në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar një masë të sigurisë lidhur me procesin e noterisë.

“Në ditët e para si Ministre, procesin e noterisë i cili ishte përcjellur me shumë shkelje, e kam anuluar. Pas kësaj, vendimi i njëjtë ishte kontestuar në Gjykatën Themelore nga disa kandidatë. Shumë prej tyre ishin të nxitur nga ish Ministri i Drejtësisë”, është shprehur ajo përmes Facebook.

“Sot, kuptova që Gjykata, departamenti administrativ, ka refuzuar një kërkesë për masë të sigurisë, gjë që e vlerësoj”.

“Anulimi i këtij procesi nuk ishte hakmarrje ndaj askujt por veprim i duhur për kthim të ligjshmërisë”.

Në ditët e para si Ministre, procesin e noterisë i cili ishte përcjellur me shumë shkelje, e kam anuluar.Pas kësaj,…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Donnerstag, 7. Mai 2020


Të ngjashme